Kuvajti në gjendje të plotë gatishmërie
(last modified Fri, 10 Jan 2020 19:36:44 GMT )
Janar 10, 2020 20:36 Europe/Tirane
  • Kuvajti në gjendje të plotë gatishmërie

Burime nga Kuvajti njoftuan gatishmërinë e plotë të forcave të sigurisë kuvajtiane dhe vendosjen e tyre në qendrat kritike.

Sipas IRNA, Ministria e Brendshme e Kuvajtit ka urdhëruar forcat e sigurisë të ngrenë nivelet e tyre të alarmit për të siguruar kufijtë dhe brigjet. Përveç vendosjes së forcave në qendrat kritike dhe të ndjeshme, janë marrë masa për një monitorim të fortë të kufijve tokësor, detar dhe ajror të Kuvajtit për të garantuar sigurinë në mënyrë të vazhdueshme. Arsyeja e qeverisë së Kuvajtit për ngritjen e alarmit të saj për sigurinë thuhet se është përshkallëzimi i tensioneve në Irak dhe zhvillimet e fundit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani, komandant i Forcave Kods të Gardës Revolucionare, i cili të premten më 3 Janar  mbërriti në Irak me ftesë zyrtare të autoriteteve irakiane, së bashku me Abu Mehdi al-Mohandes, nënkryetari i Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashed Shaabi) dhe tetë shoqërues të tjerë, u ekzekutua në një sulm terrorist ajror amerikan pranë aeroportit irakian në Bagdad. Garda Revolucionare Islamike si përgjigje ndaj veprimit terrorist amerikan në ekzekutimin e komandantëve të rezistencës të mërkurën në mëngjes shënjestroi dhe goditi bazat amerikane në provincat Anbar dhe Erbil në Irak.

Tags