Araghchi: Netanyahu dhe banda e tij kriminale duhet të gjykohen dhe jo të paraqiten në OKB
(last modified Sat, 28 Sep 2024 10:03:54 GMT )
Shtator 28, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Araghchi: Netanyahu dhe banda e tij kriminale duhet të gjykohen dhe jo të paraqiten në OKB

Ministri i Jashtëm i Iranit në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha: “Netanyahu dhe banda e tij kriminale duhet të ishin arrestuar dhe gjykuar për krimet më të tmerrshme të kryera prej tyre dhe nuk duhej të lejoheshin të dilnin para OKB-së dhe të mburreshin për veprat e tyre të liga”.

Sipas gazetarit të IRNA, Seyyed Abbas Araghchi të premten në takimin e Këshillit të Sigurimit ku u fol në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe Palestinë shtoi: “Brutaliteti i regjimit izraelit bazohet në mbështetjen ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara. Armët amerikane përbëjnë pjesën më të madhe të armëve dhe municioneve të përdorura nga regjimi izraelit në Gaza dhe kështu Shtetet e Bashkuara në çdo aspekt janë bashkëpunëtore në krimet izraelite”. Më tej Araghchi tha: “Bota po mban një qëndrim me inat dhe neveri, ndërsa SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania dhe të tjerët vetëm sa kanë qetësuar kriminelët. Në fund të fundit, a prisni vërtet që komuniteti botëror të besojë në sinqeritetin e pretendimeve tuaja për të drejtat e njeriut?” Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi: “Besueshmëria e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është në rrezik sepse kjo organizatë është penguar që të bëjë punën e saj nga mbështetësit kryesorë të regjimit izraelit. Këshilli i Sigurimit duhet të ndërmarrë një veprim të menjëhershëm për të ndaluar regjimin izraelit dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të lëshojë një urdhër arresti për Netanyahun dhe bashkëpuntorët e tij të afërt”. Araghchi në fund tha: “Ne shprehim simpatinë dhe solidaritetin tonë për popullin e Libanit. Republika Islamike e Iranit do të jetë me Libanin dhe rezistencën me të gjitha forcat e saj”.

Tags