Forcat ushtarake sioniste sulmojnë myslimanët palestinezë në Xhaminë Al Aksa
(last modified Fri, 14 Feb 2020 14:14:13 GMT )
Shkurt 14, 2020 15:14 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë myslimanët palestinezë në Xhaminë Al Aksa

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të premten) kanë sulmuar myslimanët palestinezë në Xhaminë Aksa dhe kanë rrahur fizikisht disa palestinezë.

Policia dhe forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu nuk kanë lejuar një numër të madh të myslimanëve palestinezë që të futen në Xhaminë Al Aksa dhe shumë prej qytetarëve janë detyruar të falin namazin në rrugë.

Gjatë këtyre sulmeve forcat ushtarake sioniste kanë plagosur disa palestinezë dhe kanë arrestuar disa të tjerë.

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës të enjten me anë të një deklarate ka kërkuar nga myslimanët palestinezë që për mbrojtur vendet e shenjta islame dhe për të hedhur poshtë planin amerikan të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, të marrin pjesë në namazin e të premtes në mëngjes në Xhaminë Al Aksa.

Kjo thirrje e cila është bërë në vazhdim të lëvizjes “Agimi i Madh”, është një veprim në shenjë të mbështetjes dhe mbrojtjes ndaj vendeve të shenjta palestineze dhe protestës së gjerë kundër zgjerimit të kolonive sioniste dhe kundërshtimit të hyrjes së paligjshme të sionistëve në Xhaminë Al Aksa dhe kundërshtimit të planit akordi i shekullit.

 

Tags