Valë e re arrestimesh në Arabinë Saudite
(last modified Mon, 16 Mar 2020 05:44:43 GMT )
Mars 16, 2020 06:44 Europe/Tirane
  • Valë e re arrestimesh në Arabinë Saudite

Mediat e Arabisë Saudite ditën e dielë njoftuan për arrestimin e 298 funksionarëve mes tyre disa oficerë dhe policë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, këta persona akuzohen për korrupsion financiar dhe shfrytëzimin e postit për interesa personale. Autoritetet e Arabisë saudite më herët në fushatën e luftës kundër korrupsionit kanë arrestuar me dhjetëra funksionarë dhe princa të vendit. Shumë organizata ndërkombëtare janë të mendimit se arrestimet në Arabinë Saudite kryhen për të eliminuar rivalët e princit të kurore Muhamed Bin Selman. Gazeta angleze Guardian shkruan se që nga koha e ardhjes në pushtet e Muhamed Bin Selman, Riadi shtyp në formë mizore dhe të egër çdo lloj kundërshtimi, pavarësisht se nga kush bëhet kundërshtimi.  Muhamed Bin Selman tashmë ka fituar eksperiencë në drejtimin e vendit dhe duke qenë se babai i tij Selman bin Abdul’aziz në moshën 85 vjecare është i sëmurë, ka mundësi që ai të zgjidhet si mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite.

Tags