Ben Salman dorëzohet
(last modified Thu, 14 May 2020 20:26:23 GMT )
May 14, 2020 22:26 Europe/Tirane
  • Ben Salman dorëzohet

Kërcënimi pati efektin e tij: menjëherë pasi Trump njoftoi tërheqjen nga toka saudite të sistemeve të tij antitaketore Patriot, si dhe një skuadron avionësh luftarakë, Ben Salman bëri më shumë lëshime:

Kompania amerikane Boeing sapo ka fituar dy kontrata për një total prej më shumë se 2 miliardë dollarë për të dërguar më shumë se 1.000 raketa tokë-ajër dhe anti-anije në Arabinë Saudite, ndërsa mbretëria sapo ka rritur TVSH-në, dhe ka hequr shpërblimet dhe subvencionet dhe për të zbutur sadopak krizën financiare saudite. Informacioni i dhënë nga Pentagoni nuk specifikon në çfarë mase raketat SLAM ER ose Harpoon mund të kontribuojnë në sigurinë e Mbretërisë. A do të ishin ato po aq "efikase" (!) sa Patriotët gjatë sulmit të Shtatorit 2019 mbi Aramco apo do të veprojnë si një pengesë e vogël para kurthit ku MBS do të zhytet kur të vijë stuhia e madhe? Ndërsa në Jemen gjërat shkojnë djallëzisht keq për Arabinë e Salmanit ku mercenarët pro Riadit dhe pro Abu Dhabit po vrasin njëri-tjetrin dhe ku kampi saudit po regjistron disfatat e tij të fundit në al-Bajda, Nati dhe në boshtin jugor të Kanias. Nëse forcat jemenase pastrojnë rajonin Kania nga prania e mercenarëve, terreni do të jetë i favorshëm që ata të marrin përsëri qendrën e provincës Maarib, dhe atëherë ekuilibri i forcave do të ndryshojë plotësisht. Një numër i personelit ushtarak saudit, përfshirë disa komandantë, u vranë ose u plagosën në operacionin e jemenasve për të pastruar territoret jugore të Kanias. Pastrimi i Kanias në veriperëndim të provincës al-Bajda nënkupton rihapjen e një rruge të re për në Maarib, fortesa politike, ekonomike dhe ushtarake saudite në Jemenin verior. Ndërkohë, Ben Salman vazhdon të paguajë para për "mbrojtësin e tij Trump", dhe të fundoset më tej në vorbullat pa fund ...

 

Tags