Fuad Husein zgjidhet ministër i jashtëm i Irakut
(last modified Sun, 07 Jun 2020 05:36:10 GMT )
Qershor 07, 2020 07:36 Europe/Tirane
  • Fuad Husein zgjidhet ministër i jashtëm i Irakut

Fuad Husein me shumicën e votave të parlamentit është zgjedhur në postin e ministrit të jashtëm të Irakut.

247 deputetë të parlamentit të Irakut kanë dhënë votën për anëtarët e mbetur të qeverisë së kryeministrit Kazemi dhe kanë zgjedhur Fuad Husein në postin e ministrit të jashtëm. Fuad Husein është anëtar i partive kurde të Irakut. Fuad Husein ka lindur në vitin 1946 në qytetin Khanekin. Shkollën e ka mbaruar në Bagdad dhe është anëtar i partisë demokratike të Kurdistanit të Irakut. Fuad Husein pas disfatës së rezistencës së kurdëve emigroi për në Holandë. Ai mban titullin e doktoratës për marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetin e Holandës. Husein di holandisht, anglisht dhe arabisht. Nga viti 2005 deri në vitin 2018 ka qenë kreu i organit drejtues të pakicës së Kurdistanit në Irak. Në seancën e fundit parlamentare në Irak janë zgjedhur ministrat e naftës, të kulturës, tregtisë, emigracionit dhe bujqësisë së kabinetit qeveritar të kryeministrit Kazemi.

Tags