Liga Arabe dënon ndërtimin e kolonisë Trump në Golanin e Pushtuar
(last modified Thu, 18 Jun 2020 05:23:47 GMT )
Qershor 18, 2020 07:23 Europe/Tirane
  • Liga Arabe dënon ndërtimin e kolonisë Trump në Golanin e Pushtuar

Liga Arabe me anë të një deklarate ka dënuar vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e një kolonie të quajtur Trump në Golanin e Pushtuar.

Said Abu Ali, zv/sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe për çështjet e Palestinës dhe territoret e pushtuara arabe, pasi dënoi vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e kolonisë Trump në Golanin e Pushtuar tha se ndërtimi të tilla kolonive ashtu si ndërtimi i kolonive në territoret palestineze, është një veprim i jashtëligjshëm. Kryeministri i regjimit sionist sot ka njoftuar për fillimin e veprimeve zbatuese për ndërtimin e një kolonie sioniste me emrin “Donald Trump” në Golanin e pushtuar. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, sot në fund të mbledhjes javore të kabinetit qeveritar të tij, bëri të ditur fillimin e veprimeve zbatuese të projektit për ndërtimin e kolonisë sioniste “Lartësitë e Trump” në Golanin e pushtuar. Sipas faqes informative “Al-Ahd”, ideja për ndërtimin e kësaj kolonie sionist është paraqitur nga viti i kaluar pasi presidenti amerikan Donald Trump njohur zyrtarisht pushtimin e regjimit fals sionist mbi lartësitë e Golanit. Ky projekt i ri pritet të ndërtohet në shtat kilometra larg kufijve të Golanit të Sirisë dhe 25 kilometra larg kufirit me Libanit si zonë banimi i veçantë për çiftet e rinj sionistë.

Tags