Riadi shpohet nga dronët dhe raketat e Jemenit
(last modified Tue, 23 Jun 2020 21:58:01 GMT )
Qershor 23, 2020 23:58 Europe/Tirane
  • Riadi shpohet nga dronët dhe raketat e Jemenit

Riadi është goditur nga dronët dhe raketat? Rreth 300 sulme saudite të kryera ditët e fundit kundër qytetit Hudejdah, si dhe aktet e fundit të "koalicionit" saudit në Maarib, Arabia Saudite ku sapo ka humbur një nga bazat e saj më të rëndësishme ushtarake, duket se e kanë mbushur kupën.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemeni, Gjeneral Sarei bëri një postim më 22 qershor ku thuhej se Ansarallah kreu një sulm të madh, thellë në territorin saudit. Postimi u shoqërua disa orë më vonë nga një komunikatë për shtyp në të cilën publikohen detajet e përgjithshme që tregojnë këtë operacion spektakolar. Gjeneral Jahja Sarei, një zëdhënës i forcave të armatosura jemenase, tha: "Ansarallah ka kryer operacionin e tij më të madh ofensiv të quajtur" Ekuacioni i Kundërpërgjigjes 4" kundër kryeqytetit saudit. Gjatë këtij operacioni, Ministria e Mbrojtjes Saudite, Ministria e Inteligjencës dhe baza ajrore "Salman" në Riad u sulmuan siç u sulmuan edhe pozicione të caktuara të ushtrisë saudite në Riad, Xhizan dhe Naxhran. Një sasi e madhe e raketave balistike dhe e raketave cruise të tipit Kods dhe Zolfaghar si dhe dronët e tipit Samad i shërbyen këtij operacioni të gjerë, të kryer në shenjë hakmarrjeje për bllokadën tiranike dhe agresionin kriminal kundër popullit jemenas. Forcat jemenase paralajmërojnë armikun kundër vazhdimit të agresionit, krimeve dhe bllokadës së tij. Operacione të tjera më të mëdha e presin Arabinë Saudite për sa kohë që bllokada dhe agresioni vazhdojnë. " Habib Taua, analist politik jemenas në lidhje me sulmin madhor të Ansarullahut të Jemenit kundër Arabisë Saudite shprehet: "Fakti që forcat jemenase sulmuan kryeqytetin saudit do të thotë që Arabia Saudite nuk mund të jetë e sigurt për asgjë. Sauditët mbajnë qëndrimin e tyre: Unë negocioj në mënyrë që ju të kapitulloni. Por pozicioni strategjik i Arabisë Saudite është i brishtë. Unë nuk shoh se si jemenasit nuk mund ta fitojnë këtë përballje. Balanca e fuqisë është në favor të jemenasve. Sauditët kanë frikë se nëse dështojnë në Jemen, kjo histori jemenase do të përsëritet në rajone të tjera. "

 

Tags