Turqia nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimes
(last modified Sat, 17 Oct 2020 12:06:19 GMT )
Tetor 17, 2020 14:06 Europe/Tirane
  • Turqia nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimes

Qeveria e Turqisë ka theksuar se Ankaraja nuk do ta njohë zyrtarisht aneksimin e paligjshëm të Krimes në territorin e Rusisë.

Agjencia e lajmeve AA njoftoi se presidenti i Turqisë ditën e shtunë në konferencën e përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelensky, homologun e tij ukrainas në Stamboll, deklaroi: “Ankaraja gjithnjë mbështet sovranitetin kombëtar, integritetin territorial dhe unitetin politik të Ukrainës duke përfshirë edhe Krimen”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tip Erdoğan përshëndeti sot marrëdhëniet me Ukrainën dhe tha që të dy vendet zgjeruan lidhjet e tyre në shumë fusha duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, shëndetësinë dhe turizmin përmes një qasjeje me përfitime të dyanshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në kryeqytetin Ankara pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, Erdoğan tha se Turqia e sheh Ukrainën si një figurë kryesore që kërkohej për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se të dyja palët janë të angazhuara për të bërë marrëveshje të tregtisë së lirë dhe për të rritur vëllimin e tregtisë dypalëshe në 10 miliardë dollarë përmes investimeve dhe marrëdhënieve në rritje socio-ekonomike.

Duke theksuar se më shumë se 500 mijë turistë ukrainas vizituan Turqinë këtë verë megjithë pandeminë COVID-19, Erdoğan tha se këto të dhëna pasqyrojnë besimin e ukrainasve në fushatën e "turizmit të sigurt" të autoriteteve turke.

Presidenti turk gjithashtu komentoi rreth frontin politik, duke thënë se Ankaraja ka mbështetur gjithmonë integritetin territorial dhe politik të Ukrainës, duke shtuar se Turqia nuk e njeh kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë.

Tags