Meksika i dha azil Julian Assange
(last modified Tue, 05 Jan 2021 06:20:18 GMT )
Janar 05, 2021 07:20 Europe/Tirane
  • Meksika i dha azil Julian Assange

Meksika i dha azil politik Julian Assange, themeluesit Australian të WikiLeaks, të hënën pasi Britania refuzoi ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara.

"Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador i ka bërë thirrje qeverisë britanike të lirojë Julian Assange në një konferencë shtypi në mënyrë që Meksika t'i japë atij azil politik," raportoi AFP. Një gjykatë në Londër vendosi që themeluesi i Wikileaks të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballej me akuza për spiunazh. Gjykatësja Vanessa Baraitser pranoi shumë prej argumentet të avokatëve që përfaqësonin SHBA, por së fundmi vendosi në favor të Julian Assange duke marrë parasysh shqetësimet për shëndetin e tij mendor. 49-vjeçari mendohet se ka përjetuar depresion të thellë, ide vetëvrasjeje dhe çrregullime të spektrit të autizmit gjatë burgosjes në Londër që prej vitit 2019. Sipas gjykatëses, Assange do të ishte në rrezik shumë të madh nëse ekstradohej në një burg të sigurisë së lartë në SHBA. SHBA  kërkon prej kohësh të ekstradojë Assange, për ta përballur atë me 17 akuza të spiunazhit dhe një akuzë për keqpërdorim të kompjuterit lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake, të cilat lidheshin me shkelje të ushtrisë gjatë luftrave në Afganistan dhe Irak.  Këto akuza së bashku përbëjnë një dënim prej 175 vitesh burg. Pala amerikane do ta apelojë vendimin e të hënës, ndërsa skuadra e Assange e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.

Tags