Skocezët kërkojnë dëmshpërblim nga Johnson për Brexit-in
(last modified Sun, 10 Jan 2021 18:53:36 GMT )
Janar 10, 2021 19:53 Europe/Tirane
  • Skocezët kërkojnë dëmshpërblim nga Johnson për Brexit-in

Partia Kombëtare Skoceze ka kërkuar miliarda paund dëmshpërblim nga qeveria britanike.

Sipas Reuters, Ian Blackford, udhëheqësi i Nacionalistëve Skocezë në Parlamentin Britanik, në lidhje me këtë tha: "Konservatorët e udhëhequr nga Boris Johnson duhet t'u kërkojnë falje bizneseve skoceze dhe të kompensojnë ekonominë tonë për dëmet e shkaktuara nga procesi i tejzgjatur i Brexit-it. Brexit do të dëmtojë tregtinë dhe rritjen tonë ekonomike me miliarda paund". Ai e përshkroi Brexit-in si "të panevojshëm dhe kundër vullnetit të popullit skocez" dhe tha se qeveria britanike tani duhet të miratojë një paketë të menjëhershme kompensimi për Skocinë. Nacionalistët skocezë besojnë se marrëveshja e re tregtare mes Britanisë dhe BE-së do t'i kushtojë ekonomisë skoceze miliarda paund humbje dhe qeveria e Londrës duhet ta kompensojë atë.

 

Tags