Twitter bllokon llogarinë e 70 mijë përkrahësve të dhunshëm të Trump
(last modified Tue, 12 Jan 2021 13:51:05 GMT )
Janar 12, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Twitter bllokon llogarinë e 70 mijë përkrahësve të dhunshëm të Trump

Rrjeti social Twitter pasi ka mbyllur përgjithmonë llogarinë personale të Donald Trump, presidentit të Amerikës javën e kaluar për shkak të publikimit të materialeve provokuese të dhunës për të sulmuar Kongresin e Amerikës, tani ka bllokuar edhe llogaritë e 70 mijë përdoruesve të dhunshëm nga mesi i përkrahësve të Trump.

Faqja informative e “New York Times” në internet duke konfirmuar këtë lajm, ka shkruar: “Këta përdorues janë anëtarë të grupit ekstremist “QAnon” përkrahës të Donald Trump”.

Grupi ekstremist “QAnon” sipas raportit të faqes informative “Indipendent”, është një lëvizje ekstremiste e cila e konsideron Donald Trumpin si të dërguar të Zotit”.

“Indipendent” në lidhje me këtë grup, ka shkruar: “Lëvizja “QAnon” është një lëvizje në shoqërinë e Amerikës e cila ka rrënjë në teorinë konspirative e cila është formuar që nga viti 2017 nëpërmjet chatroom-eve në internet dhe tani jo vetëm që është shndërruar në një shqetësim të sigurisë në Amerikë, por ka gjetur përkrahës edhe në 70 vende të tjera. Kjo është një lëvizje e cila në mënyrë ekstreme mbështet Donald Trump dhe e cilëson atë në nivelin e një figure hyjnore”.

Sipas këtij burimi, rrjeti social Twitter në lidhje me heqjen dhe bllokimin e dhjetëra mijëra llogarive të përdoruesve të lidhur me lëvizjen “QAnon”, ka deklaruar: “Këto llogari vepronin në fushën e përhapjes së ideve të dëmshme të lëvizjes “QAnon” dhe përhapjen e teorisë së konspiracionit nëpërmjet këtij rrjeti social”.

FBI-ja amerikane paralajmëron mundësinë e një jave të dhunshme protestash përpara inaugurimit të presidentit, Joe Biden, më 20 janar.

Sipas Byrosë Federale të Hetimit, nuk përjashtohet skenari i turmave të armatosura në të 50-a shtetet e SHBA-së apo para godinës së Kongresit.

Grupe simpatizantësh të presidentit Donald Trump druhet se mund të pushtojnë institucionet shtetërore dhe lokale nëse ai do detyrohet ta lërë detyrën para kohe.

Tags