Edhe YouTube mbyll faqen e Press Tv
Kompania Google për herë të shtatë dhe pa kurrfarë paralajmërimi, ka bllokuar qasjen e kanalit televiziv iranian Press Tv në YouTube.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kompania amerikane “Google” përsëri ka mbyllur llogarinë e kanalit televiziv iranian Press Tv në platformën YouTupe dhe shkak për këtë vendim e ka cituar shkeljen e protokolleve dhe rregulloreve të kësaj platforme nga ana e kanalit televiziv Press Tv në gjuhën angleze. Në një mesazh të publikuar nga kompania Google në lidhje me këtë thuhet: “Ne kemi shqyrtuar materialet tuaja dhe kemi kuptuar shkeljen e madhe ose të përsëritshme të rregulloreve të platformës tonë. Për këtë arsye, kemi hequr kanalin tuaj në YouTube”.
Herën e fundit që Google ka mbyllur llogarinë zyrtare në YouTube të kanalit televizi Press Tv, ka qenë shtati i vitit të kaluar që edhe atëherë heqja e këtij kanali është bërë pa paralajmërim të mëparshëm dhe vetëm me pretekst të shkeljes së rregulloreve.