Trembëdhjetë mijë të vaksinuar plotësisht janë infektuar sërish me koronavirus  në Gjermani
(last modified Sat, 15 May 2021 18:52:43 GMT )
May 15, 2021 20:52 Europe/Tirane
  • Trembëdhjetë mijë të vaksinuar plotësisht janë infektuar sërish me koronavirus  në Gjermani

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thonë se rreth 13,000 njerëz që morën të dyja dozat e vaksinës së koronës pas testimit rezultuan pozitivë me Covid-19.

Sipas Deutsche Welle, 0.15 % e atyre që morën dozën e parë të vaksinës gjithashtu u infektuan me Covid 19. Sipas statistikave, rreth 0.16 % nga më shumë se tetë milion njerëz, që morën dozën e dytë në Gjermani kanë rezultuar pozitivë. Me fjalë të tjera, rreth 13,000 njerëz në Gjermani janë infektuar sërish me koronavirus pasi kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Ministria gjermane e Shëndetësisë shtoi: "Nuk është ende e qartë nëse infeksioni ndodhi pas imunitetit të plotë (më shumë se 14 ditë pas injektimit të dozës së dytë) ose para injeksionit të vaksinës. Vaksinimi mund të mbrojë shumicën e të vaksinuarve, por jo 100% të tyre".

 

Tags