Fatkeqësitë klimatike shkaktuan më shumë shpërngulje në vitin 2020 se konfliktet e ndryshme
(last modified Thu, 20 May 2021 18:21:24 GMT )
May 20, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Fatkeqësitë klimatike shkaktuan më shumë shpërngulje në vitin 2020 se konfliktet e ndryshme

Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar më shumë shpërngulje të qytetarëve dhe dëme ekonomike përgjatë vitit 2020 se konfliktet e ndryshme.

Një raport i bërë publik për Monitorimin e Shpërnguljeve nëpër botë, bën me dije se 30.7 milion qytetarë anembanë globit janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre prej ngjarjeve të lidhura me motin, të tilla si stuhitë dhe përmbytjet. Provat e siguruara nga shkencëtarët sugjerojnë se ndryshimet klimatike e kanë rritur shumë dekadat e fundit frekuencën dhe intensitetin stuhive dhe të përmbytjeve. Studiuesit shkruajnë se ngjarje klimatike si thatësira, ngritja e nivelit të detit ose shkrirja e akullnajave, janë të lidhura drejtpërdrejt me efektet e pafavorshme të ndryshimit të klimës dhe mund të detyrojnë më shumë njerëz në të ardhmen që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. Shumë nga vendet që janë më të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike ndodhen në Azinë Juglindore dhe Afrikën nën-Sahariane. Përveç efekteve të pafavorshme të ndryshimit të klimës, shumë prej këtyre vendeve gjithashtu përballen me paqëndrueshmëri politike, konflikte dhe dhunë. Për studiuesit, edhe pse jashtë zonës së alarmit, Europa duhet të fillojë e të marrë masa, ndërsasjellin në vëmendje stuhinë Gloria në 2020-ën, që çoi në më shumë se 2,100 shpërngulje në Francën jugore dhe Spanjë, duke i marrë jetën gjithashtu 14 njerëzve.

 

Tags