Shuplaka ndaj Macron, simbol i pakënaqësisë dhe ndasive në rritje politike dhe shoqërore në Francë
(last modified Thu, 10 Jun 2021 18:00:23 GMT )
Qershor 10, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Shuplaka ndaj Macron, simbol i pakënaqësisë dhe ndasive në rritje politike dhe shoqërore në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron të mërkurën në deklaratën e tij të parë në lidhje me udhëtimin e tij në rajonin e Laudrum në juglindje të vendit dhe shuplakën që mori nga një burrë i panjohur në turmë tha: Nuk kam kohë të kem frikë, shprehja e mendimeve është e pranueshme, por marrëzia dhe dhuna nuk kanë vend në demokraci.

Personi i cili të martën qëlloi presidentin francez është një 28-vjeçar, njoftoi media franceze.  I riu që qëlloi presidentin francez në fytyrë kishte një bluzë jeshile, një mjekër të gjatë dhe një maskë kundër koronës.  Tingulli i shpullës në fytyrë të Macronit mund të dëgjohet edhe në filmin e marrë nga kjo skenë.  Rojet e Macron pastaj morën menjëherë masa. I riu do të dënohet me të paktën 3 vjet burg dhe gjobë për këtë akt.  Sipas raporteve në mediat franceze, i ri ishte kryesisht i lidhur me forcat ekstremiste të djathta. Parulla dhe tema antisemitike janë parë gjithashtu në llogarinë e mediave sociale të këtij personi.  Megjithëse populli francez tashmë ka qenë dëshmitar i disa sulmeve ndaj presidentëve, të tilla si sulmi me tortë ndaj ish-Presidentit Nicolas Sarkozy, por shpulla mbi Emmanuel Macron në vitin e fundit të presidencës së tij para zgjedhjeve presidenciale franceze 2022 ishte në fakt një reflektim i pakënaqësisë në rritje të shoqërisë franceze kundrejt Macron dhe qeverisë së tij, si dhe rritjen e tensioneve politike dhe sociale në vendin e dytë më të madh të Bashkimit Evropian.  Në historinë franceze është e paprecedentë që presidenti të vihet në shënjestër fizikisht dhe poshtërohet kaq drejtpërdrejt. Në Francë, presidenti, ashtu si mbreti, ka një domethënie simbolike që në periudhën e hershme të historisë së këtij vendi.  Sigurisht, ky veprim u dënua nga autoritetet dhe partitë e ndryshme franceze të cilët mbajtën një pozicion të bashkuar duke e konsideruar atë si një sulm ndaj demokracisë.  Një simpati dhe mbështetje e tillë e gjerë nga forcat e lidhura me preferenca të ndryshme politike në Francës, është tepër e rrallë. Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Brno Lumière, tha se masa ishte një fyerje për kombin dhe do të njolloste presidencën.  Nicolas Dupont Inian, udhëheqësi i Partisë “Franca e Ndërgjegjshme”, tha: Ky veprim tregon një rritje shqetësuese të valës së dhunës në shoqërinë franceze dhe presidenti nuk bën përjashtim, ky është një sulm ndaj popullit francez. Yannick Jado, udhëheqësi i Partisë së Gjelbër Franceze dhe një nga kandidatët presidencialë, ka thënë se një sulm fizik ndaj presidentit është në fakt një sulm fizik ndaj Francës.  Jean-Luc Melanchon, një politikan popullsit dhe i majtë francez, gjithashtu ka shprehur solidaritet me presidnetin Emmanuel Macron.  Edhe udhëheqësja populiste dhe e djathtë e Frontit Kombëtar Francez, Marine Le Pen, ka dënuar sulmin, duke thënë se është i papranueshëm.  Disa analistë perëndimorë shuplakën në fytyrë presidentit Macron ia kanë atribuuar ndjeshmërisë situatës aktuale në Francë dhe atmosferës aktuale të dhunshme.  Ata besojnë se zgjedhjet lokale në Francë, të cilat do të mbahen këtë muaj, si dhe zgjedhjet presidenciale në maj 2022, kanë intensifikuar trazirat në Francë.  Sidoqoftë, ajo që nuk mund të fshihet është pakënaqësia e fortë e francezëve për performancën e Macron në fusha që variojnë nga lufta kundër Korona e deri në përshkallëzimin e dhunës ekstremiste në Francë, si dhe politikat dhe veprimet ekonomike dhe sociale të qeverisë Macron, gjë që ka çuar në formimin e lëvizjeve shoqërore të tilla si lëvizja Jelekët e Verdhë si dhe ka intensifikuar ndasitë politike dhe shoqërore në këtë vend të madh Evropian. Sigurisht, goditja me shuplakë kundër presidentit Macron konsiderohet gjithashtu një simbol i shprehjes së pakënaqësisë ndaj situatës aktuale.  

 


 

Tags