Qershor 30, 2021 14:45 Europe/Tirane
  • Mbrojtësit e indogjeneve në Kanada kërkojnë mbylljen e festave kombëtare në këtë vend

Liderët dhe mbrojtësit e indogjeneve në Kanada kanë kërkuar nga qytetarët e këtij vendi që në respekt ndaj kufomave të paidentitet që janë zbuluar së fund, të mbyllin festat kombëtare.

Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se popullata indogjene e Kanadasë me anë të një mesazhi të publikuar me titull “Nuk kemi asgjë për të festuar”, ka kërkuar nga qytetarët e këtij vendi që vetëm disa javë pas zbulimit të varrezave masive të fëmijëve që i përkasin popullatës indogjene në Kanada, të mos organizojnë festat kombëtare në këtë vend.

Në bazë të kësaj, shoqatat dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të popullatës indogjene në Kanada kanë kërkuar që në shenjë të respektit ndaj fëmijëve të cilët janë vrarë duke duruar tortura, uri dhe abuzime seksuale, gjatë ditëve të ardhshme të mos organizojnë festën kombëtare në këtë vend dhe në vend të saj, të caktojnë një ditë në historinë e këtij vendi e cila do t’i dedikohej popullatës indogjene në mënyrë që për çdo vit të kujtohen këto krime që janë kryer kundër popullatës indogjene në këtë vend.

Disa përfaqësues të shoqatave të popullatës indogjene të Kanadasë në rajonet veriore të Antarios me anë të një deklarate, kanë deklaruar se nuk e njohin zyrtarisht ditën kombëtare të Kanadasë dhe në vend të festimit të saj, ata në këtë ditë do të organizojnë marshe protestuese kundër vrasjes së mijëra fëmijëve të pafajshme të popullatës indogjene në shkollat e Kanadasë si një ditë e errët dhe e mallkuar në historinë e këtij vendi.

Tags