Korrik 04, 2021 22:11 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit autoktonë kanadezë u bënë thirrje katolikëve që të bojkotojnë Meshën e Shenjtë

Udhëheqësit autokotonë kanadezë u kanë bërë thirrje katolikëve që të bojkotojnë Meshën e Shenjtë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoliane, Bobby Cameron, Presidenti i Shoqatës së Pavarur të Popujve Vendas, kujtoi premtimin e Kishës Katolike për të paguar 20 milion dollarë kompensim për të mbijetuarit e ish-shkollave me konvikt për fëmijë autoktonë dhe u bëri thirrje katolikëve që të paguanin dëmshpërblimin dhe të bojkotonin shërbimet e kishës. Ai shtoi: "Unë e nxis Papa Françeskun, udhëheqësin Katolik të botës, të udhëtojë në Kanada dhe të kërkojë falje për atë që ndodhi në ish shkollën me konvikt të drejtuar nga kisha për fëmijët autoktonë." Cameron gjithashtu i kërkoi kishës të lëshojë dokumente në lidhje me të gjitha këto ish-shkolla me konvikt për fëmijët autoktonë. Nga fillimi i viteve 1890 e deri në 1996, rreth 150,000 fëmijë autoktonë u ndanë me forcë nga familjet e tyre dhe u dërguan në shkollat ​​me konvikt në të gjithë Kanadanë. Në shumë raste, këta fëmijë u rrahën dhe u abuzuan seksualisht ndërsa mësonin kulturën e njerëzve të bardhë. Vlerësohet se të paktën 4,000 fëmijë u vranë në këto konvikte. Javët e fundit, të paktën 1.000 varre të pashënuara janë zbuluar në dy shkolla katolike me konvikt në British Columbia dhe Saskatchewan.

Tags