Kryetari i AP të OKB: Liderët e botës nuk kanë besim të njëri-tjetri
(last modified Mon, 27 Sep 2021 14:24:09 GMT )
Shtator 27, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Kryetari i AP të OKB: Liderët e botës nuk kanë besim të njëri-tjetri

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB deklaroi se liderët e botës në mbledhjen vjetore të OKB kanë shprehur shqetësime dhe brenga të ngjashme, mirëpo problemi që ekziston është mungesa e besimit të tyre te njëri-tjetri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Abdullah Shahid në mbledhjen vjetore të AP të OKB, ka thënë: “Liderët botëror në lidhje me çështjet dhe problemet e botës kanë vështrim dhe shqetësime të njëjta, mirëpo nuk kanë fare besim në njëri-tjetrin. Me kthimin e pjesëmarrjes fizike në Nju Jork, diplomacia mund të përfitojë nga kjo, por duhet siguruar që të gjithë respektojnë në mënyrë të rreptë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e virusit Covid-19. Këtë vit janë vendosur në zbatim masa më të ashpra si mbajtja e maskës, respektimi i distancës sociale, pjesëmarrja e shtatë personave në një delegacion për shkak të pandemisë së virusit Korona, por pavarësisht kësaj, janë raportuar dy raste të infektimit me virusin Korona në delegacionin e Brazilit. Pjesëmarrja e lartë e funksionarëve të vendeve me anë të dërgimit të mesazheve nëpërmjet videokonferencës tregon se ne jemi të gatshëm të kthehemi në normalitet. Shpresojmë se ky sukses do të na sigurojë neve që vitin e ardhshëm të organizojmë më shumë takime me pjesëmarrje fizike”.

Tags