Përdhunimi i një gruaje para udhëtarëve në një tren në shtetin amerikan të Pensilvanisë
Tetor 18, 2021 10:31 Europe/Tirane
Përdhunimi i një gruaje në një tren periferik në Filadelfia, Pensilvani, ndezi një valë zemërimi.
Sipas Deutsche Welle të Dielën, Timothy Bernhart, oficeri i policisë përgjegjës për hetimin e incidentit, e quajti atë përgjithësisht "shqetësues" sepse shumë qytetarë ishin indiferentë ndaj krimeve të tilla. Sipas raporteve fillestare, disa persona ishin në gabinën e trenit dhe me shumë mundësi ishin dëshmitarë të krimit, por nuk u përgjigjën. Sipas Bernhart, policia po heton pamjet e CCTV të trenit, dhe detajet e incidentit ende nuk janë publikuar. Përdhunuesi 35-vjeçar, i identifikuar si oficer policie, u arrestua dhe gruaja viktimë u dërgua në spital.