Nëntor 09, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Mitch McConnell: Republikanët në zgjedhjet e 2022duhet të mendojnë për të ardhmen në vend të Trump

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se republikanët nuk duhet të fokusohen në të kaluarën për zgjedhjet e 2022 dhe duhet të shikojnë nga e ardhmja.

Sipas Reuters, Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës republikane në Senatin amerikan, në një fjalim në Covington, Kentucky, duke iu drejtuar partisë së tij tha:  Shfaqja e fortë e republikanëve në zgjedhjet shtetërore në Virxhinia, Nju Xhersi dhe disa shtete të tjera tregoi se shqetësimi për rreshtimin e shumicës së vendit me Joe Biden dhe partinë e tij është një llogaritje e gabuar. McConnell theksoi nevojën për më shumë ligjvënës republikanë për të kundërshtuar buxhetin prej 1.75 trilion dollarësh të Biden. Çelësi i zgjedhjeve parlamentare të 2022 do të jetë theksi ynë në ecurinë njëvjeçare të qeverisë demokratike dhe Kongresit të udhëhequr nga kjo parti. McConnell vazhdoi: "Këto zgjedhje do të përcaktojnë se cila parti do të përcaktojë axhendën e Kongresit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024." Shpresat republikane janë rritur ditët e fundit për fitore në disa shtete kyçe për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Megjithatë, duket e pamundur që Donald Trump të mbetet jashtë garës politike, pavarësisht këmbënguljes republikane.

Tags