Tragjedia e emigracionit drejt Evropës, mbyten 75 refugjatë në brigjet e Libisë
(last modified 2021-11-21T06:07:13+00:00 )
Nëntor 21, 2021 07:07 Europe/Tirane
  • Tragjedia e emigracionit drejt Evropës, mbyten 75 refugjatë në brigjet e Libisë

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se të paktën 75 azilkërkues të paligjshëm kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Libisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin me seli në Francë postoi në Twitter se 15 pasagjerë u shpëtuan nga peshkatarët vendas të mërkurën e kaluar pasi një varkë që transportonte azilkërkues u fundos dhe të shpëtuarit u sollën në qytetin bregdetar libian Zawara. Fatkeqësisht, më shumë se 75 emigrantë u mbytën në këtë incident. Kjo është fatkeqësia e fundit nga një seri incidentesh që kanë vrarë më shumë se 1300 njerëz në Mesdhe këtë vit. Libia është bërë një qendër e rëndësishme tranziti për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të arrijnë Evropën për t'i shpëtuar varfërisë dhe konfliktit në vendet e tyre.

 

Tags