Pasaporta e vdekjes në Francë
(last modified Sun, 12 Dec 2021 14:41:34 GMT )
Dhjetor 12, 2021 15:41 Europe/Tirane
  • Pasaporta e vdekjes në Francë

Tregu i nxehtë i lëshimit të certifikatës së vaksinimit false në Francë ka shkaktuar shqetësime të thella dhe serioze te autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se në kohën kur numri i të infektuarve me virusin Korona në Francë ka kaluar edhe shifrat më të larta të valës së tretë dhe të katërt, tregu i nxehtë i lëshimit të certifikatave false të vaksinimit në Francë ka shkaktuar shqetësime të mëdha te autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Sipas këtij burimi, vdekja e një gruaja 57 vjeçare e infektuar me virusin Korona në spitalin e Francës ka shtuar edhe më shumë këto shqetësime pasi që u bë e qartë se ajo kishte certifikatën false të vaksinimit kundër virusit Korona ku pretendohej se kishte marrë dy doza të vaksinës.

Sipas mediave të Francës, këtyre ditëve duke paguar 250 deri 300 euro, njerëzit mund të marrin shumë lehtë certifikatën ose pasaportën false të vaksinimit kundër virusit Korona. Në këtë mënyrë supozohet se të paktën 3000 certifikata false të vaksinimit deri më tani janë lëshuar nga persona mashtrues dhe përfituar nga situata. Policia e Francës është duke hetuar rritjen e numrit të certifikatave false të vaksinimit kundër virusit Korona. Persona të cilët kanë blerë certifikatën false të vaksinimit kundër virusit Korona do të gjobitën me shumën e 2000 eurove.

Tags