Talebanët marrin me qira nga disa të burgosur
(last modified Sun, 26 Dec 2021 18:52:38 GMT )
Dhjetor 26, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Talebanët marrin me qira nga disa të burgosur

Një media britanike ka zbuluar se talebanët kanë kërkuar para nga familjet e të burgosurve të lidhur me ish-qeverinë afgane për të siguruar ushqim dhe strehim.

Gazeta britanike The Independent zbuloi se talebanët kundrejt ushqime dhe strehimit që u japin të burgosurve,  në veçanti të burgosurit e lidhur me aparatin e sigurisë së ish-qeverisë afgane dhe figura politike të opozitës, kanë kërkuar para nga familjet e tyre, dhe nëse familjet e këtyre të burgosurve nuk paguajnë shumën e caktuar, të burgosurit torturohen brutalisht. Raporti shton se familjet e të burgosurve duhet të japin për zyrtarët talebanë të burgjeve çdo ditë 50 afgani për strehimin e të burgosurve dhe 150 afgani për  tre vakte ushqim në ditë. The Independent gjithashtu zbuloi se liderët talebanë monitorojnë burgjet dhe lirojnë disa të burgosur në këmbim të shumave të mëdha parash. Sipas raportit, përkundër pagesës së shumave të lartpërmendura, në shumicën e rasteve të burgosurit jo vetëm që nuk marrin ushqim në këmbim të këtyre parave, por edhe torturohen në mënyra mizore.

 

Tags