Më shumë se 2/3 e Asamblesë së OKB voton për rezolutën që dënon pushtimin rus
(last modified Wed, 02 Mar 2022 18:53:13 GMT )
Mars 02, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Më shumë se 2/3 e Asamblesë së OKB voton për rezolutën që dënon pushtimin rus

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

Votimi ishte 141 vende në favor dhe pesë vende ishin kundër tij, me 35 vende të tjera që abstenuan. Serbia ishte një nga vendet që votoi pro rezolutës. Ndërsa rezultatet u vendosën në ekranin e dhomës, ndodhi një ovacion i rrallë në sallë. Rezultati, ndonëse ligjërisht jo detyrues, mbart një peshë politike globale, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ku i kërkohet Rusisë të ndalë sulmin ndaj Ukrainës. Zelensky me anë të një postimi në Twitter shprehet se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe shtetet që votuan pro kanë zgjedhur anën e duhur të historisë. Zelensky shtoi: E lavdëroj miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës me një kërkesë të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin tradhtar ndaj Ukrainës.

 

Tags