Julian Assange martohet në burg
(last modified Thu, 24 Mar 2022 18:14:11 GMT )
Mars 24, 2022 19:14 Europe/Tirane
  • Julian Assange martohet në burg

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dhe e fejuara e tij Stella Moris u martuan të mërkurën, në burgun e sigurisë së lartë në Londër, ku ai po mbahet për shkak të çështjes së ekstradimit.

50 vjeçari po përballet me përpjekjet për ta larguar atë nga Britania për t’u përballur me gjyqin në Shtetet e Bashkuara për publikimin e dosjeve sekrete në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar hodhi poshtë një kërkesë për të dëgjuar apelin e tij kundër masës, duke e sjellë sagën e gjatë ligjore më afër përfundimit. Assange dhe Moris njoftuan fejesën e tyre në nëntor dhe atyre ju dha leja për t’u martuar në burgun Belmarsh në Londrën juglindore. Grupi #Mos e Ekstradoni Assange tha se dasma u drejtua nga një oficer i gjendjes civile, me vetëm katër të ftuar, dy dëshmitarë dhe dy roje sigurie.

 

Tags