Një vështrim mbi aktivitetet biologjike ushtarake të Amerikës në Ukrainë
(last modified Mon, 28 Mar 2022 14:44:43 GMT )
Mars 28, 2022 16:44 Europe/Tirane
  • Një vështrim mbi aktivitetet biologjike ushtarake të Amerikës në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Rusisë ka publikuar një kalendar në lidhje me aktivitetet biologjike ushtarake të Amerikës në Ukrainë në më shumë se 30 vitet e kaluara duke përfshirë edhe prodhimin e virusit të kripit të derrit dhe viruset e tjerë vdekjeprurës.

Faqja informative e kanalit televiziv Russia Today ka shkruar se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në kanalin e saj në Telefram, ka publikuar një historik të ndërhyrjes së Amerikës në aktivitetet biologjike duke u bazuar në burimet ekzistuese dhe në dokumentet e publikuar nëpërmjet mediave të ndryshme siç është faqja WikiLeaks dhe ka shkruar: "Këto dokumente nuk janë të plota dhe ekziston një çarje e madhe e cila duhet të plotësohet në mënyrë që të kuptohet ky plan djallëzor. Në vitin 1991, programi i Amerikës i quajtur "Nunn-Lugar" ka filluar në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik me pretekst për të kontrolluar dhe për të shkatërruar armët e shkatërrimit në masë siç janë armët biologjike dhe Agjencia për t'i dhënë fund kërcënimeve (DTRA) e varur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, gjithashtu është përcaktuar si autoritet kryesor për zbatimin e këtij programi. Në vitin 1993, Ukraina dhe Amerika kanë nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e zgjerimit të armëve të shkatërrimit në masë".

Sipas raportit të Maria Zakharovas, Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës dhe agjencia DTRA në vitin 2005, kanë rënë dakord për ndalimin e zgjerimit të teknologjive dhe faktorëve të sëmundjeve dhe shkencës e cila mund të përdoret për zhvillimin e armëve biologjike. Viti 2005 ka qenë viti i fillimit të transferimit praktikë të kapaciteteve ushtarake biologjike të Ukrainës nga specialistët amerikanë. Nga viti 2005 deri në vitin 2014, kompania amerikane Black & Veatch Special Projects e cila kishte nënshkruar kontratë me agjencinë DTRA, ka filluar ndërtimin dhe zhvillimin e tetë laboratorë biologjikë në Ukrainë. Një prej këtyre laboratorëve gjithashtu është laboratori biologjik në Odesa i cili që nga viti 2011, shfrytëzohet për hulumtim në lidhje me faktorët e përhapjeve të sëmundjeve që mund të përdoren në sulmet e terrorizmit biologjik. Në vitin 2009, kompania investitorë Rosemont Seneca Partners është themeluar nga Kristofer Hainze, djali i birësuar i John Kerry, ish-sekretarit amerikan të shtetit, dhe Hunter Biden, djalit të presidenti aktual të Amerikës, dhe njëkohësisht me këtë Hunter Biden, djali i Joe Biden, i është bashkuar bordit drejtues të kompanisë së energjisë së Ukrainës. Ulyana Nadzhda Supron, shtetase amerikane, dhe një prej mbesave të neonazistëve të Ukrainës, në vitin 2014, është emëruar në postin e zv/ministrit të shëndetësisë së Ukrainës dhe ka filluar zhvillimin e programeve për bashkëpunime mes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës. Në vitin 2016, gjithashtu është përhapur gripi i derrit në mesin e ushtarëve ukrainas të cilët kanë qenë roje në laboratorin biologjik në Kharkov dhe si pasojë e këtij grupi kanë humbur jetën 20 persona, mirëpo kjo ngjarje është mbuluar tërësisht".

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu duke vë në dukje fillimin e përhapjes së pandemisë së virusit Korona në vitin 2019, dhe me fillimin e operacioneve speciale të forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022, ka njoftuar për shkatërrimin e shpejtë të llojeve të ndryshme të lëndëve të ndryshme biologjike në laboratorët biologjik në Ukrainë më 25 shkurt. Më 8 mars të vitit 2022, Viktoria Noland, zv/sekretarja e punëve të jashtme të Amerikës, gjatë një fjalimi të saj në mënyrë të qartë ka pohuar bashkëpunimin e Amerikës dhe Ukrainës në lidhje me faktorët që zhvillojnë sëmundje.

Tags