Në sheshin “Times Squar” zhvillohet ceremonia e namazit me xhemat
(last modified Mon, 04 Apr 2022 13:10:46 GMT )
Prill 04, 2022 15:10 Europe/Tirane
  • Në sheshin “Times Squar” zhvillohet ceremonia e namazit me xhemat

Me qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin “Times Squar” dhe pasi kanë zhvilluar ceremoninë e namazit me xhemat, kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë e sofrës së iftarit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se muaji i bekuar i Ramazanit pasi kanë kaluar dy vite nga fillimi i pandemisë së virusit Korona, në periudhën pasa Koronas ka një ngjyrë dhe aromë të veçantë në Manhattan të Nju Jorkut.

Këtë vit është mbledhur një turmë e madhe e besimtarëve myslimanë në Manhattan të Nju Jorkut dhe pasi kanë zhvilluar ceremoninë madhështore të namazit me xhemat, kanë marrë pjesë edhe në sofrën e iftarit.

Besimtarët myslimanë janë mbledhur në sheshin “Times Squar” i cili është vend për organizimin e tubimeve të ndryshme në qytetin e Nju Jorkut, për të dërguar këtë mesazh për të gjithë popujt e botës se feja Islame është fe e paqes, vëllazërisë dhe shmangies nga dhuna. Shumica e qytetarëve të Nju Jorkut dhe shumë turistë e kalimtarë janë ndaluar për të shikuar këtë tubim madhështor të besimtarëve myslimanë të cilat kanë manifestuar një prej ritualeve të rëndësishme të fesë Islame. Pas faljes së namazit me xhemat, mbi 1500 racione ushqimi janë shpërndarë në rrugën 44 të “Times Squar” të Nju Jorkut.

Tags