Pengmarrja e BE-së nga Polonia
(last modified Fri, 03 Jun 2022 06:11:37 GMT )
Qershor 03, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Pengmarrja e BE-së nga Polonia

Bashkimi Evropian (BE) e ka kushtëzuar ndihmën e Polonisë me zbatimin e shtetit të së drejtës.

Sipas France 24, “Ursula von der Leyen”, Presidentja e Komisionit Evropian, e cila vizitoi Varshavën, njoftoi:   Polonia do të marrë një paketë prej 35.4 miliardë euro (38 miliardë dollarë) për të përmirësuar ekonominë pas Koronas vetëm nëse zbatohet sundimi i ligjit. Një gjykatë polake ka vendosur më parë se disa ligje të BE-së nuk përputhen me ligjin polak, duke hedhur kështu poshtë ligjin e BE-së dhe vendosur prioritet tek ligji vendas. Polonia, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2004 me disa vende ish-komuniste, është në mosmarrëveshje për qasjen e ligjit të BE-së në gjyqësorin e saj. Vendimi i gjykatës polake u prit me dënime dhe kritika të forta nga Bashkimi Evropian dhe partitë kryesore në Parlamentin Evropian.  Komisioni Evropian tha se vendimi ngriti shqetësime serioze dhe paralajmëroi Poloninë se mund të përballet me një përgjigje nga Brukseli.

Tags