Tensione të reja në marrëdhëniet ruso-izraelite për sulmin në aeroportin e Damaskut
(last modified Fri, 17 Jun 2022 11:31:53 GMT )
Qershor 17, 2022 13:31 Europe/Tirane
  • Tensione të reja në marrëdhëniet ruso-izraelite për sulmin në aeroportin e Damaskut

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe regjimit sionist kanë hyrë në një periudhë të re dhe të tensionuar pas fillimit të evazionit rus ndaj Ukrainës për shkak të pozicioneve të Tel Avivit në përputhje me Perëndimin dhe adoptimit të qëndrimeve anti-ruse.

Pas sulmeve ajrore të fundit izraelite në aeroportin e kryeqytetit sirian Damask, Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin izraelit në Moskë dhe i kërkoi atij sqarime dhe shpjegime për sulmin e fundit izraelit në pistat e këtij aeroporti ndërkombëtar. Më parë, Mikhail Bogdanov, i dërguari i posaçëm i presidentit rus në Azinë Perëndimore dhe zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, u takua me ambasadorin izraelit në Moskë Alexander bin Tesfi për të shprehur shqetësimin për sulmet në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut. Arsyetimi izraelit për sulmin nuk është bindëse dhe Moska është thellësisht e shqetësuar për sulmin, i cili dëmtoi ndërtesat dhe pajisjet ajrore në aeroportin e Damaskut, tha ai. Bogdanov tha: Arsyetimi izraelit për sulmin ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nuk duket bindës dhe Moska është në pritje të shpjegimeve të mëtejshme, duke përfshirë edhe kuadrin e mekanizmit ekzistues midis Izraelit dhe Rusisë për të parandaluar ngjarje të rrezikshme në Siri. Duke pasur parasysh dallimet në rritje midis Rusisë dhe Izraelit rreth luftës në Ukrainë dhe rritjes së ndjeshme të mbështetjes së Tel Avivit për Kievin dhe koordinimit me Frontin Perëndimor kundër Moskës, zyrtarët e lartë rusë tani kanë arritur në përfundimin se nevojitet një rishikim i përgjithshëm në marrëdhëniet dhe qëndrimet e Moskës për veprimet e regjimit sionist, veçanërisht në kuadrin e sulmeve të përsëritura ajrore izraelite kundër caqeve të ndryshme në Siri.  Para kësaj, Moska në përgjithësi heshti për këto sulme, por tani ka mbajtur hapur qëndrim për këtë çështje dhe madje ka thirrur ambasadorin izraelit në Moskë për të dhënë një shpjegim. Ky veprim është një shenjë e mospranimit të sulmeve të përsëritura izraelite dhe në fakt është një paralajmërim serioz për Tel Avivin. Edhe pse në fillim të luftës së Ukrainës, regjimi sionist mbajti një qëndrim relativisht neutral dhe madje i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të pranojnë një zgjidhje politike dhe të ndalojnë luftën, por me vazhdimin dhe zgjerimin e luftës në Ukrainë dhe hyrjen e perëndimorëve të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ai dha mbështetje serioze për Kievin në luftën me Rusinë dhe zyrtarët e Tel Avivit duket se kanë arritur në përfundimin se duhet të përcaktojnë qëndirmin e tyre kundrejt Izraelit.  Zyrtarët izraelitë, si Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid, kanë dënuar Moskën për krime të dyshuara ruse të luftës në Ukrainë dhe madje kanë dërguar pajisje ushtarake në Kiev. Qëndrimi i Lapid në fakt krijoi tensione dhe ftohtësi të paprecedentë në marrëdhëniet midis Moskës dhe Tel Avivit dhe qëndrimi reciprok i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov shkoi deri aty saqë udhëheqësin e Gjermanisë naziste Adolf Hitler, e konsideroi hebre. Përmbysja graduale e qëndrimit të Izraelit për luftën në Ukrainë e ka bërë Rusinë shumë të ashpër, e cila gjithmonë është menduar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Tel Avivin dhe gjithmonë i ka pritur ngrohtësisht liderët izraelitë. Për këtë arsye, mund të parashikohet se Moska ka bërë një rishikim thelbësor të natyrës dhe cilësisë së marrëdhënieve me regjimin sionist dhe ka marrë një qëndrim të ri për veprimet e regjimit sionist për çështje të tilla si mënyra se si Tel Avivi i trajton palestinezët dhe sulmet kundër Sirisë. Kjo duket qartë në qëndrimin e Rusisë ndaj sulmit të regjimit sionist në aeroportin e Damaskut.

 


 

Tags