Trupat gjermane u kthyen në Bosnje pas një dekade
(last modified Thu, 18 Aug 2022 10:39:20 GMT )
Gusht 18, 2022 12:39 Europe/Tirane
  • Trupat gjermane u kthyen në Bosnje pas një dekade

Autoritetet gjermane kanë urdhëruar rreth 50 ushtarë gjermanë të bashkohen me forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje-Hercegovinë.

 Trupat gjermane ishin larguar nga Bosnja rreth një dekadë para fundit të vitit 2012. Sipas “USN News”, zëdhënësi i ushtrisë gjermane Stefan Seibert tha se ky vendim i Këshillit të Ministrave duhet të miratohet në Bundestag. Seibert tha se pas miratimit në parlament, ushtarët gjermanë do të shërbejnë deri në në fund të qershorit të ardhshëm, dhe kjo periudhë mund të zgjatet.  Ministria gjermane e Mbrojtjes gjithashtu tha se qeveria federale ka vendosur të rifillojë pjesëmarrjen në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadwr tw EUFOR-Althea. Kjo sepse stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne.  Konsultimet e para në Bundestag pritet të zhvillohen më 24 gusht. Misioni ushtarak i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, i njohur si EUFOR ose "Operacioni Altea", njoftoi se këto forca gjermane do të "sigurojnë më shumë kapacitete" si në selinë e Operacionit Altea ashtu edhe në një rrjet poste të lidhura me qeveritë dhe komunitetet lokale. Ky delegacion theksoi: Dislokimi i këtyre forcave tregon përkushtimin e Bashkimit Evropian për një të ardhme stabile, të begatë dhe evropiane për të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ndërsa grupi i parë i ushtarëve gjermanë u vendos jashtë Sarajevës, ngjarja ka ngjallur protesta nga serbët dhe ambasada ruse ka paralajmëruar NATO-n rreth përfshirjes sw saj në lojën e pushtetit.

Tags