Rusia: Amerika financon prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë
(last modified Wed, 24 Aug 2022 18:49:29 GMT )
Gusht 24, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika financon prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po financon aktivitetet e më shumë se 30 laboratorëve të prodhimit të armëve biologjike në Ukrainë.

Sergey Shoigu të mërkurën në seancën e Këshillit të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan tha: "Dokumentet që ne i vumë në dispozicion të publikut vërtetojnë se Pentagoni ka financuar më shumë se 30 laboratorë të prodhimit të armëve biologjike në Ukrainë dhe se kërkimet shumë të rrezikshme janë kryer fshehurazi me pjesëmarrjen dhe drejtimin e ekspertëve amerikanë." Sipas tij, ky projekt synon zhvillimin e armëve biologjike dhe testimin e mënyrave për të destabilizuar situatën epidemiologjike. Ministri rus i Mbrojtjes theksoi: Aktivitete të tilla janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë vazhdoi t'i kushtonte vëmendje frontit ukrainas dhe tha se ngadalësimi i fushatës ushtarake ruse në Ukrainë ishte i qëllimshëm dhe kishte për qëllim reduktimin e viktimave civile. Ai shtoi: Dërgimi i armëve në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të dyfishojë numrin e viktimave dhe do të zgjasë konfliktin. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë theksoi edhe një herë se operacioni ushtarak rus në Ukrainë po ecën sipas planit.

 

Tags