Lavrov: Ndihma perëndimore për Ukrainën do të thotë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në luftë
(last modified Thu, 22 Sep 2022 18:05:56 GMT )
Shtator 22, 2022 20:05 Europe/Tirane
  • Lavrov: Ndihma perëndimore për Ukrainën do të thotë pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në luftë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e luftës në Ukrainë, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë sigurimin e armëve për Kievin e konsideroi si përfshirje të drejtpërdrejtë të Perëndimit në luftë.

Kanë kaluar shtatë muaj nga lufta në Ukrainë dhe vendet perëndimore ende po dërgojnë armë në Ukrainë. Lavrov deklaroi: Vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por kanë nxitur edhe më shumë zjarrin e konflikteve në këtë vend. Ministri i Jashtëm rus kritikoi përpjekjen e Ukrainës për të hequr gjuhën ruse nga shkollat ​​dhe tha: "Perëndimi po ndez zjarrin e veprimeve anti-ruse të Ukrainës dhe ne nuk kemi asnjë dyshim se Ukraina është bërë një regjim autokratik i ngjashëm me regjimin nazist, ku nuk kanë vend ligjet ndërkombëtare”. Duke vënë në pikëpyetje shfaqjen e Perëndimit për të akuzuar Rusinë për vrasjen e njerëzve, ministri i Jashtëm rus tha: Guterres duhet t'i kërkojë Ukrainës të publikojë identitetin e trupave të gjetur në Bucha në mënyrë që të bëhet e qartë e vërteta.

 

Tags