Nëntor 04, 2022 09:29 Europe/Tirane
  • 2 të vdekur dhe të plagosur si pasojë e të shtënave në Portland të SHBA

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Portland të Amerikës, të paktën një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, ndërsa policia nuk ka dhënë informacion për motivin e kësaj ngjarjeje.

Sipas një sondazhi të fundit të analizës dhe institutit të konsultimit Gallup të publikuar të premten, më shumë se gjysma (56%) e të anketuarve amerikanë thanë se numri i krimeve në zonën e tyre të banimit është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Kjo shifër është rritur me 11% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 18% në krahasim me vitin 2020 dhe është shifra më e lartë që është regjistruar deri më tani gjatë pesë dekadave të sondazhit për këtë pyetje të bërë nga Instituti Gallup. Sipas kanalit televiziv Fox Neës; Në vendin e ngjarjes, një grua ka mbetur e vrarë dhe një i plagosur është dërguar në spital. Sipas këtij raporti, deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, madje nuk është bërë e ditur nëse po kërkon të arrestojë ndonjë person apo jo. Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se tetëdhjetë njerëz kanë vdekur në Portland, shumica e tyre si pasojë e dhunës me armë. Amerika ka shkallën më të lartë të krimit me armë zjarri dhe të shtëna në botë, kështu që më shumë se njëqind njerëz në këtë vend vdesin çdo ditë nga të shtënat me armë zjarri.

Tags