Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi Rusisë t'i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës.
(last modified Tue, 15 Nov 2022 07:11:25 GMT )
Nëntor 15, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi Rusisë t'i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të hënën miratoi një rezolutë që i bën thirrje Rusisë të paguajë dëmshpërblime për luftën në Ukrainë dhe të mbajë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar në Ukrainë.

Sipas agjencisë Anatoli, sipas raportimeve, pro kësaj rezolute votuan 94 vende, përfshirë Turqinë, 14 vende votuan kundër dhe 74 vende abstenuan. Rusia, Kina, Irani dhe Siria ishin ndër vendet që kundërshtuan këtë rezolutë. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një "mekanizmi ndërkombëtar" për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga ato që i quan "veprimet e paligjshme ndërkombëtare të Rusisë kundër Ukrainës". Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rekomandon krijimin e një qendre për regjistrimin ndërkombëtar të dëmeve, regjistrimin e dokumenteve, provave dhe informacionit të pretenduar për dëmtime, humbjen ose lëndimin e të gjithë personave fizikë dhe juridikë të lidhur me luftën në Ukrainë, si dhe koordinimin e dëshmive. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, si një organ global, deri më tani ka miratuar katër rezoluta që dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.  Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasiliy Nebenzia, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate tha: “Përkrahësit e kësaj rezolute duhet ta dinë se pranimi i një rezolute të tillë do të ketë pasoja që mund të rezultojnë me pasoja të kundërta për ta.

Tags