Polonia shton vendstrehimet e luftës
Ministri i brendshëm i Polonisë ka deklaruar se ky vend synon të shtojë numrin e vendstrehimeve për kushte të luftës.
Ministri i brendshëm i Polonisë ka deklaruar se ky vend do të ndërmarrë më shumë masa të sigurisë për t'u përballur me kushte të një lufte të mundshme.
Mariush Kaminsky pas goditjes së dy raketave në territorin e këtij vendi, ka deklaruar se autoritetet e Polonisë janë duke planifikuar programe për të shtuar vendstrehimet e luftës në këtë vend.
Ministri i brendshëm i Polonisë në vazhdim ka theksuar se ky vend synon të krijojë një program special edhe për celularët i cili do të tregojë vendstrehimin më të afërt për njerëzit.
Burimet informative të martën në mbrëmje kanë njoftuar se dy raketa kanë goditur territorin e Polonisë, gjegjësisht në një fshat në kufijtë e Ukrainës.