Skandali i sulmeve seksuale ndaj grave në ushtrinë britanike
(last modified Fri, 30 Dec 2022 07:07:17 GMT )
Dhjetor 30, 2022 08:07 Europe/Tirane
  • Skandali i sulmeve seksuale ndaj grave në ushtrinë britanike

Gratë në radhët e ushtrisë angleze për 20 vjet janë abuzuar seksualisht në bazën e trajnimit Sandhurst të Britanisë. Ky është zbuluar nga një studim i ri të kryer muajin e kaluar. 

Sipas agjencisë së lajmeve, raportet e publikuara nga disa media britanike për korrupsion moral dhe ngacmime seksuale në ushtrinë e vendit tregojnë se rreth 200 gra janë ngacmuar seksualisht në bazën e trajnimit Sandhurst në Britani. Gazeta Daily Mail shkruan: Tani 19 gra që kanë përfunduar kursin e trajnimit në këtë bazë të njohur të ushtrisë britanike thonë se oficerët e trajnimit i kanë dhunuar seksualisht. Kjo gazetë shton: Në një raport tjetër, u konstatua se rreth 600 gra ushtarake u dhunuan seksualisht nga kolegët e tyre meshkuj në kazermat Sandhurst. Kazerma Sandhurst ndodhet në periferi të Sandhurst. Që nga viti 1947 ajo ka qenë qendra e trajnimit për oficerët ushtarakë në Mbretërinë e Bashkuar, qofshin forcat ushtarake të këtij vendi apo oficerët e ushtrive të vendeve të tjera. Shumë prej praktikanteve femra në kazermat Sandhurst, të cilat u dhunuan seksualisht nga praktikantë ose instruktorë meshkuj, nuk kanë raportuar për abuzimin seksual. Kjo gazetë shkruan se në raportimin e fundit të skandalit seksual në kazermën Sandhurst, u zbulua se një vajzë 21-vjeçare e quajtur Olivia Perks, e cila ishte trajnuar në këtë kazermë, në vitin 2019 dhe pak muaj para përfundimit të kursit të trajnimit, vrau veten pasi kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nga instruktorët ushtarak të kazermës.

Tags