Janar 03, 2023 14:12 Europe/Tirane
  • Policia e Amerikës: Mund të ndodhë një rebelim i ngjashëm me atë të 6 janarit

Shefi i policisë së Kongresit të Amerikës ka paralajmëruar për ndodhjen e një rebelimi të mundshëm të ngjashëm me atë të 6 janarit të vitit 2021 në Amerikë.

Më 6 janar të vitit 2021, përkrahësit e Donald Trump, ish-presidentit të Amerikës, për ta ndaluar procesin e konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, kanë sulmuar në mënyrë të dhunshme godinën e Kongresit të Amerikës dhe gjatë këtij rebelimi janë vrarë 5 persona gjatë përleshjeve me forcat policore të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Tom Menger, shefi i policisë së Kongresit të Amerikës, me publikimin e një deklarate për media, ka paralajmëruar se duke marrë parasysh rrethanat aktuale që po mbretërojnë në shoqërinë e Amerikës, qeveria dhe policia e këtij vendi duhet të përgatiten për ndodhjen e një rebelimi të ri të ngjashëm me atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021.

Shefi i policisë së Kongresit të Amerikës ka shtuar: "Me gjendjen e krijuar me dy pole në shoqërinë e Amerikës, ne duhet të jemi të përgatitur nëse ndodhë ndonjë ngjarje e paparamenduar".

Vlen të theksohet e Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës, besonte se rivali i tij demokrat Joe Biden, me vjedhjen e votave është shpallur fitues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë.

Tags