Janar 23, 2023 09:33 Europe/Tirane
  • Zelenski: Anëtarësimi në NATO do të jetë garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën

Në një takim me ish-kryeministrin britanik në Kiev, Presidenti i Ukrainës anëtarësimin në NATO e quajti garancinë më të mirë të sigurisë për vendin e tij.

Sipas “NTV”-së gjermane, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon Perëndimi po mundohet ta furnizojë këtë vend me tankeve të avancuara. Në këtë situatë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë takimit me Boris Johnson, ish-kryeministrin britanik në Kiev përsëriti kërkesat e tij drejtuar Perëndimit. Në takimin me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, Zelenski anëtarësimin në këtë aleancë e quajti garancinë më të mirë të sigurisë për vendin e tij dhe theksoi se është e rëndësishme që në mënyrë aktive të promovohet objektivi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ish-kryeministri britanik gjatë vizitës së tij në Kiev në mënyrë të nënkuptuar, shprehu mbështetjen e tij për furnizimin e Ukrainës me tanke të avancuara tha: Tani është koha e duhur për të rritur presionin dhe për të siguruar të gjitha armët e nevojshme për ukrainasit. Johnson tha: Kjo luftë mund të përfundojë vetëm nëse Ukraina fiton dhe sa më shpejt që të mposhtet Putini, aq më mirë do të jetë për Ukrainën dhe për të gjithë botën.

Tags