Polonia krijon forcën më të madhe tokësore në Evropë
(last modified Mon, 13 Mar 2023 06:48:04 GMT )
Mars 13, 2023 07:48 Europe/Tirane
  • Polonia krijon forcën më të madhe tokësore në Evropë

Daily Telegraph raportoi se Polonia është e vendosur të forcojë ushtrinë e saj në një periudhë të shpejtë kohore nga shqetësimi për luftën në fqinjin e saj, Ukrainë, dhe nga frika në rritje se Kremlini një ditë mund të sulmojë Poloninë.

Aktualisht, ajo shpenzon katër për qind e PBB-së së saj për ushtrinë, e cila është dyfishi i normës së detyrueshme të vendosur nga aleanca e NATO-s. Ky buxhet bën që Polonia të bëhet vendi që shpenzon më shumë para në aleancën e NATO-s. Disa nga marrëveshjet e Polonisë për të marrë pajisje të reja ushtarake datojnë që nga koha para luftës së Ukrainës, kur vendi filloi të modernizojë forcat e tij të armatosura duke zëvendësuar pajisjet e epokës sovjetike në ushtrinë e tij. Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak në një intervistë për faqen e internetit Defense 24, tha: "Sulmi kriminal i Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe natyra e paparashikueshme e Putinit do të thotë se ne duhet të përshpejtojmë procesin e modernizimit edhe më shumë se më parë". Ai shtoi: "Rritja e nivelit të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi thelbësore për Poloninë. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke ndërtuar një ushtri të fortë. Polonia ka porositur 1000 tanke luftarake nga Koreja e Jugut dhe 250 tanke të reja Abrams nga Shtetet e Bashkuara në përputhje me planin e saj të modernizimit të armëve. Së bashku me të gjitha këto plane, Polonia po kërkon gjithashtu të dyfishojë numrin e trupave të ushtrisë së saj në 300,000.

 

Tags