Rifillimi i konflikteve në Sudan në të njëjtën kohë me shpalljen e zgjatjes së armëpushimit
(last modified Mon, 01 May 2023 06:12:09 GMT )
May 01, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Rifillimi i konflikteve në Sudan në të njëjtën kohë me shpalljen e zgjatjes së armëpushimit

Në të njëjtën kohë kur palët në konflikt në Sudan ranë dakord për zgjatjen e armëpushimit edhe për tre ditë të tjera, burimet e lajmeve raportuan për rifillimin e përplasjeve mes tyre në Khartoum.

Kanali i lajmeve Al-Mayadeen njoftoi se pas zgjatjes së armëpushimit në Sudan, rifilluan përleshjet e armatosura rreth pallatit presidencial sudanez në qendër të Khartoum, kryeqyteti i këtij vendi. Përleshjet kanë rifilluar në Khartoum ndërsa forcat e reagimit të shpejtë në një deklaratë, në përgjigje të kërkesave të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare dhe me qëllim hapjen e vendkalimeve njerëzore dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe të huajve rezidentë në Sudan, njoftoi marrjen e masave për të siguruar zona të sigurta dhe se është dakord për një armëpushim 72-orësh duke filluar nga mesnata e sotme. Në këtë deklaratë thuhet: Edhe një herë dhe me gjithë shkeljen e përsëritur të armëpushimit nga puçistët (ushtria) dhe mbetjet e regjimit të kaluar, të cilët sulmojnë bazat dhe kazermat tona dhe shkelin haptazi armëpushimin, ne theksojmë respektimin e armëpushimit dhe këtë e konsiderojmë në të mirë të kombit. Forcat e reagimit të shpejtë pohuan se gjatë periudhës së armëpushimit janë përballur shumë herë me sulmet e puçistëve (ushtrisë), çka është një shenjë e qartë e dinakërisë së tyre. Konfliktet e armatosura mbi pushtetin në Sudan nisën mëngjesin e së shtunës, midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë. Ndërmjetësimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhe për të sjellë palët në konflikt në tryezën e bisedimeve, deri tani nuk kanë qenë të frytshme.  

Tags