Demonstrata kundër luftës në Poloni
(last modified Tue, 02 May 2023 06:00:38 GMT )
May 02, 2023 08:00 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër luftës në Poloni

Marshimi i mijëra njerëzve në qytetin e Varshavës, kryeqytetin e Polonisë, u shndërrua në një demonstratë kundër luftës në të njëjtën kohë me 1 majin Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, mijëra protestues mbanin flamuj polakë dhe pankarta që dënonin luftën në Ukrainë. Marshuesit e zemëruar brohorisnin "Yankee shko në shtëpi" dhe "Kjo nuk është lufta jonë" duke iu referuar politikave luftarake të Amerikës. Ndërsa marshonin drejt sheshit të vjetër të Varshavës, protestuesit brohoritën parulla që dënonin luftënxitjen e NATO-s dhe kërkuan të ndalohej dërgimi i armëve polake dhe të NATO-s në Ukrainë dhe në këtë vend të vendoset një armëpushim i menjëhershëm. Në të njëjtën kohë, qindra kundërshtarë të luftës u mblodhën pranë kufijve të Polonisë dhe Ukrainës dhe brohoritën parrulla kundër politikave luftarake të Shteteve të Bashkuara. Marshuesit mbanin në duar pankarta me sloganet “Paqe për të gjithë” dhe “Jo qeverisë luftënxitëse”. “Maria Zakharova”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, të dielën në mbrëmje paralajmëroi për mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Poloninë dhe njoftoi se konfiskimi i shkollës së ambasadës ruse në Varshavë do të përballet me një përgjigje të ashpër nga Moska. Tensioni midis Rusinë dhe Polonisë si një nga aleatët e Kievit është rritur shumë. Në mars 2022, Polonia njoftoi se do të dëbonte 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse.

Tags