Korrik 16, 2023 20:21 Europe/Tirane
  • Nxehtësia dhe zjarri torturues nga Japonia në Spanjë, Itali dhe Amerikë

Nxehtësia dhe temperaturat e larta rekord kanë shkaktuar probleme tek njerëzit në pjesë të ndryshme të botës dhe mijëra njerëz kanë evakuuar shtëpitë e tyre në Spanjë dhe Itali, Greqi dhe Japoni, vende që kanë lëshuar një paralajmërim për pasojat e të nxehtit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, kushtet më të favorshme të motit kanë ndihmuar zjarrfikësit të reduktojnë ecurinë e zjarrit në “La Palma” një nga Ishujt Kanarie të Spanjës. Ky zjarr bëri që më shumë se 4000 banorë të kësaj zone të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri përkon me valën e të nxehtit që goditi Evropën. AFP raportoi se autoritetet e Athinës, kryeqyteti i Greqisë, mbyllën Akropolin kur temperatura arriti në 41 gradë Celsius. Paralajmërime për temperaturat u lëshuan gjithashtu në 15 qytete në Itali, duke përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen. Temperatura të martën në Romë pritet të arrijë në 42 gradë Celsius. Njerëzit këshillohen të shmangin rrezet e diellit direkte nga ora 11:00 deri në orën 18:00. Në lindje të botës, Japonia të dielën lëshoi një paralajmërim të nxehtësisë për dhjetëra miliona njerëz. Temperatura në disa qytete, përfshirë Tokion, kryeqytetin e Japonisë, është rritur në afro 40 gradë Celsius. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësinë ekstreme që mund të prekë më shumë se 100 milionë njerëz, një e treta e popullsisë së vendit dhe temperatura e ajrit ka arritur në 48.8 gradë Celsius në disa pjesë të shteteve të Kalifornisë, Nevadës dhe Arizonës.

Tags