Shtator 09, 2023 10:30 Europe/Tirane
  • 35 miliardë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për ekonominë e goditur nga kriza e Turqisë

Drejtori i Bankës Botërore njoftoi për një ndihmë prej 35 miliardë dollarësh të këtij institucioni financiar për të parandaluar vazhdimin e krizës ekonomike në Turqi.

Humberto Lopez, drejtor i Bankës Botërore, tha: "Banka është e vendosur të shoqërojë Turqinë në zbatimin e politikave të stabilizimit ekonomik dhe rrjedhimisht, kjo ndihmë përfshin kredi direkte për qeverinë dhe mundësi kreditimi për të mbështetur sektorin privat në tre vitet e ardhshme. Lopez shtoi: Vitet e fundit situata ekonomike e Turqisë ka qenë në rrezik serioz për shkak të rritjes së normës së inflacionit, rritjes së tepruar të kursit të këmbimit dhe presioneve financiare për shkak të nevojave për shpenzime që janë shkaktuar nga tërmetet. Muhamed Shimshak, Ministër i Financave në përgjigje të vendimit të Bankës Botërore, tha: Qasja në një financimi të tillë të huaj padyshim që do të forcojë planin afatmesëm të qeverisë turke. Duhet thënë se norma e inflacionit në Turqi është rritur gradualisht në vitet e fundit. Në nëntor të vitit të kaluar, ai arriti më shumë se 85 për qind.

Tags