Shtator 14, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Rritja e numrit të viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Libi në më shumë se 8 mijë persona

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërruese në Libi ka kaluar tetë mijë persona.

Sipas IRNA, këshilltari i kreut të Parlamentit libian të mërkurën në statistikat më të fundit zyrtare të viktimave të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive në Libi njoftoi se deri më tani, numri i viktimave të përmbytjeve ka tejkaluar 8000 dhe 10000 persona janë të zhdukur dhe numri i të shpërngulurve në qytet është më shumë se 30 mijë persona. Nga ana tjetër, kryetari i komunës Derne, duke theksuar se qyteti është i ekspozuar ndaj një fatkeqësie humanitare, tha: vlerësimet tregojnë se numri i viktimave do të arrijë në 20 mijë persona. Qytetet e Libisë Lindore të hënën përjetuan stuhinë e tmerrshme Daniel dhe për shkak të shtrirjes së zonës së goditur dhe mungesës së objekteve, autoritetet libiane kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare. Qyteti port Derne u dëmtua më shumë nga uragani Daniel. Në rrjetet sociale është publikuar një video shqetësuese, gjatë së cilës deti ka kthyer në bregun e qytetit Derne trupat e njerëzve të mbytur gjatë stuhisë Daniel dhe përmbytjeve në Libinë lindore. Kryebashkiaku i Dernës tha: “Ne në fakt kemi nevojë për ekipe të specializuara në rikuperimin e trupave. Kam frikë se qyteti do të vuajë nga një epidemi për shkak të numrit të kufomave nën rrënoja dhe në ujë. Të dielën, uragani "Daniel" goditi Libinë lindore, duke përfshirë qytetet Bengazi, Al-Bayda, Al-Marj, Sousse dhe Derne, duke shkaktuar mijëra vdekje, zhdukje dhe shkatërrimin e shumë infrastrukturave në këto zona.

Tags