Shtator 26, 2023 17:15 Europe/Tirane
  • 200 të plagosur nga shpërthimi në një pikë karburanti në Nagorni -Karabakh

Shpërthimi i një depoje benzine në Nagorni -Karabak la 200 të plagosur.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Dice, Inspektori i të Drejtave të Njeriut në rajonin Karabakh ka thënë: "Shumica e të plagosurve janë në gjëndje shumë serioze dhe pajisjet mjekësore për të plagosurit nuk janë të mjaftueshme. Ai shtoi: "Përdorimi i ambulancave ajrore është thelbësore për shërimin e tyre". Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:30 pasdite me kohën lokale ndërsa banorët po mbushnin makinat e tyre për të dalë nga zona dhe për të shkuar në Armeni. Ushtria e Azerbajxhanit javën e kaluar mundi forcat armene për 24 orë dhe detyroi autoritetet separatiste të bien dakord për dorëzimin e armëve dhe për nisjen e bisedimeve për zhvillimin e rajonit Nagorni -karabak në Azerbajxhan pas tre dekadash sundimi separatist. Ndërsa Azerbajxhani është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve etnikë në rajon, shumë banorë lokalë kanë frikë nga hakmarrja dhe kanë vendosur të shkojnë në Armeni. Ndërkohë, qeveria armene njoftoi se më shumë se 6.500 banorë të Nagorni -Karabakh kanë arritur në Armeni.

Tags