Frika nga shpërthimi vullkanik; Evakuohet një qytet në Islandë
(last modified Sun, 12 Nov 2023 09:16:02 GMT )
Nëntor 12, 2023 10:16 Europe/Tirane
  • Frika nga shpërthimi vullkanik; Evakuohet një qytet në Islandë

Të shtunën në mbrëmje, autoritetet islandeze evakuuan plotësisht një qytet në jugperëndim të vendit për shkak të frikës nga shpërthimi vullkanik.

Sipas Reuters, Agjencia e Mbrojtjes Civile e Islandës ka njoftuar se pas disa tërmeteve, dëshmitë flasin për daljen e magmës në sipërfaqe të tokës dhe lëvizjen e saj drejt zonave të banuara. Sipas kësaj agjencie rreziku i një shpërthimi vullkanik në gadishullin Reykjanes të këtij vendi është i pashmangshëm dhe serioz dhe për këtë agjencia urdhëroi evakuimin e plotë të qytetit Grindavik me një popullsi prej 3000 banorësh. Torvaldur Tordarson, profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, i tha kanalit televiziv shtetëror të vendit se probabiliteti i një shpërthimi vullkanik në gadishullin Reykjanes është rritur shumë dhe nuk ka mbetur shumë kohë derisa të ndodhë dhe ndoshta kjo do të ndodh brenda disa orësh ose disa ditësh.  Sipas zyrtarëve islandezë, gadishulli Reykjanes vitet e fundit ka përjetuar shpërthime të shumta në zona të pabanuara, por vullkani, i cili tani pritet të shpërthejë shumë shpejt, konsiderohet një kërcënim i madh për qytetin Grindavik. Sipas këtyre zyrtarëve, rritja e aktivitetit sizmik të enjten shkaktoi edhe mbylljen e banjës gjeotermale Blue Laguna, një nga atraksionet kryesore turistike të Islandës. Sipas Reuters, Gadishulli Reykjanes është një pikë e nxehtë vullkanike dhe sizmike në Islandë dhe në mars 2021, një rrjedhë e llavës vullkanike eci për 750 metra mbi sipërfaqen e tokës. Në gusht 2022, një shpërthim tre-javor ndodhi në të njëjtën zonë.

Tags