Nëntor 22, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • 3 të vdekur si pasojë e të shtënave në Kolorado, SHBA

Policia e Shtetit të Kolorados në SHBA njoftoi se si pasojë e një incidenti me të shtëna me armë zjarri të ndodhur rreth mesditës së ditës së djeshme, 3 persona kanë humbur jetën dhe një person është plagosur rëndë.

Sipas kanalit të lajmeve ABC Neës, Sherifi i Qarkut Custer, Rich Smith në shtetin e Kolorados, njoftoi: Autori i këtyre të shtënave, që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje pronësie, është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Sipas vendimit të gjykatës që u dha në favor të viktimave në këtë incident, atyre iu dha e drejta që pronën e autorit të këtij krimi ta përdorim që të ndërtojnë një rrugë për të lidhur pronën e tyre me rrugën kryesore. Në fund, Sherifi i Qarkut Custer ka deklaruar se në momentin e krimit ka qenë edhe një person tjetër, i cili ka mundur të arratiset dhe nuk ka mbetur i plagosur. Ai shtoi: Ky incident me të shtëna ka ndodhur në pronën e njërit prej viktimave. Çdo ditë në Amerikë vriten e plagosen shumë njerëz si pasojë e mbajtjes së lirë të armëve, veprim ky që jo vetëm nuk ka sjellë sigurinë dhe lirinë e qytetarëve, por ka sjellë edhe përhapjen e pasigurisë.

Tags