Nëntor 29, 2023 08:41 Europe/Tirane
  • Pentagoni: Ne ndaluam fluturimet me dron mbi Gaza

Pentagoni të martën njoftoi se gjatë armëpushimit midis forcave pushtuese dhe Hamasit, ushtria amerikane ndaloi fluturimin e dronëve për qëllime zbulimi mbi Rripin e Gazës.

Sipas ISNA, zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder, në një konferencë për shtyp tha: "Sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, aktualisht ne nuk jemi duke kryer operacione zbulimi dhe vëzhgimi dhe për këtë arsye, fluturimi i dronëve është pezulluar përkohësisht". Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, ushtria amerikane dërgoi dronë në Gaza për të ndihmuar në kërkimin e të burgosurve amerikanë të kapur nga Hamasi. Ryder shtoi: Forcat amerikane në Irak dhe Siri nuk janë sulmuar që nga 23 nëntori, domethënë që nga zbatimi i armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Këto sulme rezultuan në plagosjen e dhjetëra pjetarëve të personelit amerikan të pranishëm në Irak dhe Siri. Ryder vuri në dukje se ekziston një lidhje midis rritjes së numrit të sulmeve kundër forcave amerikane dhe luftës midis regjimit sionist dhe Hamasit. Armëpushimi mes Hamasit dhe qeverisë pushtuese vazhdoi për të pestën ditë radhazi pas zgjatjes dyditore në të njëjtat kushte dhe me lirimin e një grupi të ri të burgosurish.

Tags