Dhjetor 18, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Reagimi i Papës për bombardimin e kishës së Gazës nga Izraeli: Ky është terrorizëm

Papa Françesku ka reaguar ndaj bombardimit të një kishe në Gaza nga regjimi sionist, gjatë të cilit mbetën të vrarë një nënë e bijë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Papa Françesku, lideri i katolikëve botërorë, në fjalimin e tij të së dielës, duke iu referuar vrasjes së një nëne dhe bije në Gaza, të cilët po strehoheshin në një kishë, tha: Ky është terrorizëm dhe luftë. Papa Françesku shtoi: “Vazhdoj të marr lajme shumë serioze dhe të trishtueshme për Gazën. Civilët e paarmatosur janë objektiva të bombardimeve dhe të shtënave. Dhe kjo ndodh edhe për rezidenët në vendet e shenjta, ku nuk ka terroristë, por ka familje, fëmijë, të sëmurë dhe invalidë. Kryepeshkopi i Kodsit në deklaratën e tij së shtunës tha se që nga fillimi i luftës, shumica e familjeve të krishtera në Gaza për një kohë të gjatë kanë kërkuar strehim në kisha, por Izraeli ka shënjestruar Manastirin e Motrave Nënë Tereza, ku jetojnë 54 persona me aftësi të kufizuara dhe që është pjesë e truallit të kishës. Zyrtarët e Kishës Katolike kanë deklaruar se si pasojë e sulmeve sioniste janë plagosur 3 fëmijët që ndodheshin brenda qendrës Nënë Tereza. Që nga fillimi i sulmeve të tij në Rripin e Gazës, regjimi sionist ka shënjestruar gjerësisht kishat, spitalet, qendrat mjekësore dhe shkollat, të cilat sipas ligjeve të luftës duhet të jenë të imunizuara nga çdo bombardim dhe sulm.

Tags